Flash

Nesër shpallet zyrtarisht mbret, Charles pritet të mbajë fjalimin në orën 18:00

Lapsi.al 9 September 2022
Nesër shpallet zyrtarisht mbret, Charles pritet të mbajë fjalimin

Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret nesër, të shtunën, gjatë një takimi të Këshillit të Trashëgimisë në Londër, tha në një deklaratë Buckingham Palace, ndërsa Byroja e Parlamentit Britanik njoftoi se ai do t’i drejtohet popullit britanik në orën 18:00.

Këshilli i Trashëgimisë do të mblidhet nesër në orën 10:00 në Pallatin e Shën Jakobit dhe shpallja e Charlit si mbret do të lexohet publikisht një orë më vonë nga jashtë asaj rezidence dhe më pas të nesërmen, në të gjitha provincat e Mbretërisë së Bashkuar.

Këmbanat e kishave ranë sot në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për nder të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq dje, të enjten, në moshën 96-vjeçare pas 70 vitesh në fron.

Këmbanat e Katedrales së Shën Palit dhe Abacisë së Uestminsterit në Londër, si dhe ato të Kullës Windsor, filluan të binin ndërsa Mbreti i ri Charles III ishte rrugës për në Londër nga rezidenca e tij Balmoral në Skoci.

Kryeministrja britanike Liz Truss bëri homazhe për mbretëreshën e ndjerë sot në Parlament, duke përshëndetur “një nga udhëheqësit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë bota” dhe “diplomatin më të madh” të Mbretërisë së Bashkuar.

“Fjalët e saj të mençura na dhanë forcë në momentet më të vështira. Në momentet më të errëta të pandemisë na dha shpresë se do të takohemi sërish”, u shpreh kryeministrja ie veshur me të zeza, e cila do të pritet pasdite nga Mbreti Charles III.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI