Flash

Mbërrin anija për prodhimin e energjisë në Vlorë, qytetarët dalin në protestë: Ndot qytetin

Lapsi.al 9 September 2022
Mbërrin anija për prodhimin e energjisë në Vlorë,

Pas mbërritjes në portin e Vlorës të anijes e cila do të prodhojë energji elektrike, disa qytetarë dhe ambientalistë kanë dalë sot në protestë. Qytetarët u shprehën se gjeneratorët lundrues do të djegin qindra tonë me naftë dhe do të shkaktojnë ndotje të madhe në det duke dëmtuar faunën mesdhetare.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/09/WhatsApp-Video-2022-09-09-at-10.01.22-AM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/09/WhatsApp-Video-2022-09-09-at-10.01.23-AM-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/09/WhatsApp-Video-2022-09-09-at-10.01.23-AM.mp4"][/video]

Me pankartat ‘Nuk e japim Vlorën’, qytetarët kanë kundërshtuar ankorimin e anijes në port.“Duhet të jemi më prezentë për këtë çështje sepse është një çështje madhore. Unë bashkë me disa kolegë këtu, kemi qenë në protesta të viteve 2005. Qytetarët e Vlorës reaguan fuqishëm në atë periudhë dhe nuk është se nuk pati rezultat. Ne po e ringrejmë Aleancën për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Në atë periudhë arritëm të ndalonim tre TEC-et e planifikuara. Në dijeninë time si ambientalist, ato platforma nëse vijnë këtu, kanë vetëm një të ardhme, të shkojnë për skrap. E ardhmja është e energjive të rinovueshme. Vlora dhe gjithë Shqipëria ka kaq shumë diell dhe kjo është e vetmja zgjidhje. Kjo protestë na shërben për të riorganizuar Aleancën për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Rezistenca do vazhdojë derisa qeveria shqiptare të heqë dorë nga prodhimi i energjisë duke përdorur naftën. Protesta u bë sot sepse sot në mëngjes ka arritur një prej anijeve që ka të instaluar brenda supër gjeneratorë gjigandë që do djegin 600 tonë naftë në ditë. Është një tmerr që qyteti ynë nuk e meriton”-u shpreh njëri prej ambientalistëve të pranishëm në protestë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash karakterizojnë motin në territorin shqiptar, ku  më të dukshme do të jenë në zonat Veriore duke gjeneruar...

07:49

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI