Flash

Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në Gjermani, priten lehtësime për marrjen e shtetësisë

Lapsi.al 9 September 2022
Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në Gjermani,

Qeveria Federale e Gjermanisë po punon për një ligj të ri që do t’u mundësojë punëtorëve të huaj të kualifikuar në këtë vend të fitojnë nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh që kanë jetuar dhe punuar aty.

Plani u zbulua nga portali gjerman i lajmeve ‘The Pioneer’ të mërkurën, më 7 shtator, i cili pretendon se ka parë strategjinë e re të qeverisë për punëtorët e kualifikuar.

Të mërkurën, qeveria federale prezantoi draftin e strategjisë së saj të re gjatë samitit të punëtorëve të kualifikuar në Berlin, në të cilin përfaqësues nga politika, biznesi dhe shoqatat diskutuan mënyra dhe masa të reja për të luftuar mungesën në rritje të punëtorëve të kualifikuar.

Qeveria, megjithatë nuk përmendi mundësinë e fitimit të shtetësisë pas vetëm tre vitesh qëndrimi në vend.

Gjatë samitit, Ministri Federal i Punës Hubertus Heil, i cili ishte edhe organizator, tha se për shumë kompani në Gjermani, kërkimi i punëtorëve të kualifikuar tashmë është një çështje ekzistenciale.

“Vendi ynë ka nevojë për punëtorë të kualifikuar”- u shpreh ministri.

Ministri Federal për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës, Robert Habeck, vuri në dukje gjithashtu nevojën urgjente për punëtorë më të kualifikuar për vendin, si nga Gjermania dhe BE, ashtu edhe nga vendet e treta.

“ Ne duhet ta bëjmë arsimin dhe trajnimin më tërheqës dhe duhet të hapemi shumë më tepër ndaj emigracionit dhe të promovojmë së bashku se Gjermania është një vend me punë interesante dhe me cilësi të lartë,” tha ai.

Javën e kaluar, ministri Heil zbuloi planet për të krijuar një “kartë mundësie” me një sistem të bazuar në pikë, i cili do të ndihmojë vendin të zvogëlojë mungesën e fuqisë punëtore.

Kjo kartë e re, e cila pritet të prezantohet në vjeshtën e këtij viti, do t’i mundësojë të zhvendoset në Gjermani dhe të kërkojë punë këdo që plotëson tre nga katër kërkesat e mëposhtme: diplomë, njohuri të gjuhës gjermane ose të ketë jetuar në Gjermani, tre vite eksperiencë pune dhe të jesh më i ri se 35 vjeç.

Një studim i publikuar gushtin e kaluar nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike të Këlnit tregon se nga korriku 2021 deri në korrik 2022, kishte një mungesë prej më shumë se gjysmë milioni punëtorësh të kualifikuar në Gjermani për të gjitha profesionet./SchengenVisa/

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Mbretëresha Elisabeth II

Mbretëresha Elizabeth II është ndarë nga jeta pasditen e sotme. Njoftimin për vdekjen e monarkes 96-vjeçare e ka dhënë Familja Mbretërore në llogaritë e saj në ...

19:45

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI