Flash

Kinezi kërkohet për mashtrim 140 mln USD në Pekin, del me mish të huaj në tru, Gjykata e Tiranës e nxjerr në “arrest shtëpie”

Lapsi.al 9 September 2022
Kinezi kërkohet për mashtrim 140 mln USD në Pekin, del me mish

Një shtetas Kinez i kërkuar nga autoritet e Drejtësisë Kineze për një mashtrim me vlerë 140 milion dollarë, është liruar pasditen e sotme nga gjykata e Tiranës. Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga arrest “në burg” 40 ditor në “arrest shtëpie”, u mor nga gjyqtari i Tiranës, Kujtim Vranici.

Ky i fundit pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të shtetasit kinez Liangbin Chen, i arrestuar në 20 korrik 2022 në komisariatin kufitar të Rinasit. Avokatët kishin depozituar një kërkesë në sekretarinë e Gjykatës, duke pretenduar zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në “arrest shtëpie”.

Kërkesa e avokatëve mbështetej në disa ekzaminime mjekësore që i janë kryer të arrestuarit Kinez. Dhe sipas këtyre ekzaminimeve, rezultonte se Liangbin Chen, vuan nga sëmundje në tru, për shkak të një mase mishi të huaj në kokë.

Nisur nga kjo situatë që vinte nga gjendje shëndetësore e të arrestuarit avokatët, kërkuan nxjerrjen nga burgu të Kinezit, pasi qëndrimi i tij në burg, i rrezikon jetën.

Ky pretendim i avokatëve u kundërshtua nga prokurori i Tiranës Isa Jata, i cili argumentoi se Drejtoria e Burgjeve, ka spitalin e Burgut ku të dënuar dhe arrestuar marrin trajtim mjekësor për çdo komplikacion shëndetësor.

Pavarësisht kundërshtimit të prokurori Jata, gjyqtari Kujtim Vranici, vendosi të pranojë kërkesën e avokatëve mbrojtës të Kinezit, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Për të vënë në zbatim këtë masë sigurimi, avokatët kishin paraqitur ditën e sotme një kontratë qiraje të një shtëpie në zonën e Farkës, që kishin marrë me qira.

Tashmë policia e Tiranës dhe ajo e burgjeve, është duke transportuar kinezin Liangbin Chenm nga ambientet e burgut në drejtim të shtëpisë së marrë me qira në Farkë.

Por organet e Drejtësisë i ndruhet një largim të Kinezit, siç ndodhi disa vite më parë me rastin e Turkut, Abdulselman Turgut, i cili solli një tronditje mes marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Tashmë rrezikon që e njëjta situatë, mund të ndodhe edhe me rastin e Liangbin Chen, që autoritet e Interpol Pekinit, kërkojnë ekstradimin e tij./ Ora News

Të këshilluara

155 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Gjithsej janë kryer 761 testime, nga të cilat kanë ...

17:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI