Flash

I rrëmbeu turistes çantën nga dora, arrestohet autori në Tepelenë

Lapsi.al 9 September 2022
I rrëmbeu turistes çantën nga dora, arrestohet autori në

Është vënë në prangat e policisë një 54 vjeçar në Tepelenë. Ai akuzohet se i ka vodhur çantën e dorës një shtetaseje çeke. I arrestuari është 54 vjeçari me inicialet M. H., , banues në fshatin Salari, Tepelenë.

"54 vjeçari me inicialet M. H., në datën 07.09.2022, në qytetin e Tepelenës, i ka vjedhur shtetases çeke, çantën e dorës në të cilën mbante sendet personale dhe një shumë parash", njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çanta e dorës, një aparat celular, një orë dore, dy karta banke, 110 euro dhe 6000 lekë. Materiale në ngarkim të shtetasit M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Vjedhja".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI