Flash

Ekzekutohet në Turqi bosi malazez i trafikut të drogës

Lapsi.al 9 September 2022
Ekzekutohet në Turqi bosi malazez i trafikut të drogës

Mediat malazeze raportojnë se Jovan Vukotiç, 42 vjeç, i konsideruar si kreu i bandës famëkeqe të drogës Skaljari është vrarë në Turqi. Sipas të njëjtave burime ai u qëllua për vdekje nga një person me motoçikletë teksa ishte duke udhëtuar me makinë me gruan dhe vajzën e tij. Policia malazeze tha se vdekja e Vukotiçit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

“Shërbimet malazeze po përpiqen të marrin informacione dhe konfirmim nga kolegët në Turqi. Megjithatë, procedura është e ngadaltë”, - tha Drejtoria e Policisë. Vukotiç ishte në arrati pasi autoritetet gjyqësore malazeze lëshuan në shtator të vitit të kaluar një urdhër për arrestimin e tij.

Ai figuron në dosjet e policisë si një nga drejtuesit e bandës kryesore të drogës me qendër në qytetin e Kotorrit. Në vitin 2018 ai mohoi përfshirjen në trafikun e drogës. Në dhjetor 2020, Prokuroria Speciale Malazeze e akuzoi për krijimin e një organizate kriminale dhe për përgatitjen e vrasjes së 3 anëtarëve të bandës rivale të drogës së quajtur “Kavac”.

Banda e Skaljarit është përfshirë në një luftë 6-vjeçare me bandën rivale të Kavacit. Të paktën 40 persona janë vrarë në Mal të Zi, Serbi, Austri dhe Greqi në këtë konflikt. Të dyja bandat i marrin emrat e tyre nga lagjet e Kotorrit.

Konflikti nisi në vitin 2015, pasi 300 kilogramë kokainë u zhdukën nga një apartament në Valencia të Spanjës në vitin 2014. Në vitin 2018, Vukotiç u arrestua në Turqi dhe u ekstradua në Serbi, ku Gjykata e Lartë në Beograd e dënoi me 15 muaj burg për përdorimin e një pasaporte të falsifikuar maqedonase.

Në shkurt 2020, ai u ekstradua në Mal të Zi, ku u akuzua për tentativë vrasjeje të anëtarëve të bandës së Kavacit, por në korrik të atij viti Gjykata e Lartë në Podgoricë i hoqi akuzat dhe ai u lirua. Mediat raportuan se anëtarët e bandës rivale u përpoqën të vrisnin Vukotiqin edhe kur ai ishte në burg. Një nga viktimat e luftës mes bandave është edhe babai i Vukotic në Kotorr në mars 2019. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë, era favorizon flakët

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre në kufirin ku ndahen fshatrat Trevllazër dhe Mifol në zonën e Vlorës. Flakët janë tepër aktive dhe përh...

20:01

Tiranë, aksident në Unazën e Madhe (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në zonën e Unazës së Madhe të Tiranës pranë Farkës. Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale. Lapsi.a...

19:53

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI