Flash

Ambasadori i Britanisë në Tiranë: Jemi të dërrmuar nga vdekja e Madhërisë së Saj!

Lapsi.al 9 September 2022
Ambasadori i Britanisë në Tiranë: Jemi të dërrmuar nga

Në ambasadën e Britanisë në Tiranë janë mbajtur homazhe në nder të Mbretëreshës Elizabeth II, pas ndarjes së saj nga jeta në moshën 96 vjeçare. Në ambasadë ka qenë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, që ka ofruar ngushëllimet në emër të popullit shqiptar.

Mesazhi i Ambasadorit Alastair King-Smith:

"Të gjithë jemi të dërrmuar nga vdekja e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës. Ajo është monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo ishte shëmbëlltyra e shërbimit publik, tërësisht e përkushtuar ndaj vendit dhe popullit të saj. Edhe këtë javë, në ditët e fundit të jetës, ajo qëndroi e përkushtuar në kryerjen e detyrës, duke pritur kryeministrin e saj të pesëmbëdhjetë.

Ajo ishte Matriarkja dhe fryma e Britanisë së Madhe dhe popullit britanik. Përkushtimi i saj ndaj detyrës ka qenë frymëzim për mua dhe për të gjithë nëpunësit publikë ndër vite. Dhe unë besoj se Mbretëresha do të vazhdojë të frymëzojë shumë breza të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë.

Siç tha edhe Madhëria e Tij Mbreti Charles III:

“Sot mbajmë zi për vdekjen e Sovranes sonë të çmuar dhe nënës sonë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndjehet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Komonuellthin si dhe nga shumë njerëz në të gjithë botën”.

Në Shqipëri dhe në këtë rajon, Madhëria e saj Mbretëresha do të kujtohet për Urdhrin e Meritës që i dorëzoi Nënë Terezës, në Nëntor të vitit 1983, si njohje për shërbimin e saj të jashtëzakonshëm për njerëzimin.

Gjatë këtyre ditëve të vështira që na presim, do të bashkohemi mes nesh në Mbretërinë e Bashkuar, Komonuellthin dhe botën për të kujtuar trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme.

Kurora i ka kaluar Mbretit Çarls i III-të. Ndërsa mbajmë zi bashkë me të për largimin e Madhërisë së saj, ne i japim atij dhe familjes së tij ngushëllimet si dhe urimet për të ardhmen”, tha ambasadori.

Të këshilluara

Tiranë, aksident në Unazën e Madhe (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në zonën e Unazës së Madhe të Tiranës pranë Farkës. Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale. Lapsi.a...

19:53

Aksident në Përmet, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet. Policia njofton se ka mbetur e plagosur një grua, e cila po merr trajtim në spital jashtë rrezikut për jetën...

19:13

155 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Gjithsej janë kryer 761 testime, nga të cilat kanë ...

17:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI