Flash

Thyen postbllokun e policisë, arrestohen me 5 emigrantë në makinë 2 të rinjtë në Pogradec

Lapsi.al 8 September 2022
Thyen postbllokun e policisë, arrestohen me 5 emigrantë në

Dy të rinjt 20 dhe 21 vjeç kanë përfunduar në prangat e policisë pasi po transportonin pesë emigrantë të paligjshëm.

Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar duke i ikur postbllokut, por që është arritur të kapet nga uniformat blu në afërsi të fshatit Memëlisht.

Detaje nga policia: 

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri 191”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve K. G., 20 vjeç dhe I. B., 21 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. G. dhe pasagjer shtetasin I. B., me të cilin kishin dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm.

Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij në afërsi të fshatit Memëlisht. Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi K. G. dhe shtetasi I. B. iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI