Flash

SHBA, 2 miliardë dollarë shtesë për sigurinë e Ukrainës dhe vendeve të tjera të rajonit

Lapsi.al 8 September 2022
SHBA, 2 miliardë dollarë shtesë për sigurinë e

Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të japin 2 miliardë dollarë për të forcuar sigurinë e Ukrainës dhe 18 vendeve të tjera të rajonit. Njoftimi do të behet i ditur nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, sipas CNN.

Blinken bëri një udhëtim të papritur në Ukrainë – vizita e tij e tretë në vend që kur Rusia pushtoi vendin më shumë se gjashtë muaj më parë. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit, diplomati i lartë amerikan do të njoftojë paketën e re shtesë për financimin ushtarak të Ukrainës dhe 18 fqinjëvë të saj, duke përshirë shumë prej aleatëve të NATO-s.

Nga paketa e ndihmës së SHBA-së  do të përfitojnë  dhe partnerë të tjerë rajonalë të sigurisë, të cilët janë më të rrezikuar për agresionin e ardhshëm rus.

Ky financim i ri është si shtesë e paketës të fundit prej 675 milionë dollarësh të ndihmës për Ukrainën, i cili u njoftua nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, në një fjalim në Gjermani.

“Me miratimin e paketës së fundit të ndihmës së  SHBA-së për Ukrainën, vlera arrin në rreth 15.2 miliardë dollarë”, tha zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit.

Të këshilluara

Gazeta turke: Athina kërkon luftë

Gazeta proqeveriatre turke “Yeni Safak” ka bërë një shkrim provokues për Greqinë. Me titullin “Athina kërkon luftë”, media turke shkruan se sipas ekspertëve ...

09:05

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI