Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rritja e çmimeve nuk ndalet, inflacioni arrin në nivelin më të lartë që nga koha e piramidave

Lapsi.al 8 September 2022
Rritja e çmimeve nuk ndalet, inflacioni arrin në nivelin më

Çmimet në vend vetëm vazhdojnë të rriten, të ndikuara nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe i karburanteve. INSTAT njoftoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2022 është 8,0%, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 2,4%. Ky është një rekord i ri i dy dekadave të fundit dhe është niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 1998, periudhë kur vendi ende vuante pasojat që solli në ekonomi kriza e piramidave. Banka e Shqipërisë, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, që nga muaji mars i këtij viti ka rritur tre herë normën bazë në ekonomi, duke e çuar nga minimum historik prej 0.5% në 1.75% në fillim të gushtit, në përpjekje për të frenuar rritjen e inflacionit.

Guvernatori Gent Sejko deklaroi gjatë vendimit të fundit se informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se presionet inflacioniste janë më të gjera dhe më të forta se vlerësimet e mëparshme. Ky gjykim pasqyron rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet botërore, si dhe kërkesën e lartë e të qëndrueshme për mallra e shërbime në vend. Në eurozonë, në gusht inflacioni arriti në nivel rekord prej 9.1%. Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet. Të dhëna të tjera të INSTAT të publikuara dje bënë të ditur se indeksi i çmimeve të prodhimit, ndërtimit dhe importit shënoi rritje në tremujorin e dytë 2022, në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Shtrenjtimi i kostove të biznesit transferohet të produktet që ata shesin te konsumatorët fundorë.

Rritja e çmimeve u udhëhoq nga ushqimet

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,88 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,62 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,35 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,30 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,28 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Gusht 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19,3%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,2% secili, “Argëtim dhe kulturë” me 5,2%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,2 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,9% secili, “Komunikimi” me 0,9%, “Shërbimi arsimor” me 0,7% dhe “Shëndeti” me 0,6%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 28,8%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 22,3%, “bukë dhe drithra” me 20,4%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15,6%, “peshk” 13,7%, “mish” me 11,2%, “zarzavate përfshirë patatet” me 8,6%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Korrik 2022, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 5,5%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi” me 0,2% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,2%.MONITOR

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI