Flash

Paketa e krizës/ Paga minimale 34 mijë lekë, rritje rrogash për administratën dhe policinë

Lapsi.al 8 September 2022
Paketa e krizës/ Paga minimale 34 mijë lekë, rritje rrogash

Kryeministri, Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka prezantuar paketën anti-krizë për të përballuar gjendjen e krijuar nga rritja e çmimeve. Kreu i qeverisë bëri me dije se me këtë ndërhyrje paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë 34 mijë lekë. Po ashtu kreu i qeverisë njoftoi se do të ketë një rritje page për punonjësit e administratës, policisë së shtetit dhe burgjeve. Rama tha gjithashtu se pensionet dhe ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuara do të indeksohen për herë të dytë.

"Unë do mjaftohem duke thënë se paketa është përcaktuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme e shtrirë në 2 apo 3 muaj. E kemi marrë në konsideratë faktin se kjo krizë është në një natyrë të paparashikueshme për të parë se kur e ka afatin e saj. Qëllimi ynë është të ndërhyjmë në një sërë cështjesh. Për pensionet, të cilat indeksohen një herë në vit në muajin prill, për herë të parë, do të riindeksohen. Pra do kemi një riindeksim të pensioneve të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm por shkon në 9.5% si indeksim tërësor fiktiv. Kjo do ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar, edhe për të kemi indeksimin e përvitshëm.

Do rrisim edhe njëherë me 10% ndihmën ekonomike, ndërkohë që do dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët qeveritarë, me buxhetin e vitit të ardhshëm. Pasi rritëm pagat për ushtarakët, mjekët dhe mësuesit, do t’i rrisim përsëri. Sot me ndërhyrjen e dytë, do rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe jo pa qëllim. Do rrisim po ashtu për policinë e shtetit dhe të burgjeve. Po ashtu do rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë.", tha Rama. 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat mal...

07:20

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI