Flash

Presidenti italian vizitë në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian

Lapsi.al 8 September 2022
Presidenti italian vizitë në Tiranë: E ardhmja e

Presidenti italian, Sergio Mattarella ndodhet në Tiranë ku është pritur me një ceremoni zyrtare nga presidenti shqiptar Bajram Begaj. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Mattarella tha se e ardhmja e Shqipërisë ishte në Bashkimin Europian dhe se roli i vendit tonë ishte vendimtar për rajonit.

"BE me pak vonesë arriti të kalojë dhe të realizojë premtimin e dhënë popullit shqiptar. Vende si Italia e kanë mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe shpresojmë që kjo të ecë shpejt me anëtarësimin në BE. Jam i sigurt se puna që do të zhvillohet në kuadër të komitetit ekonomik do të jetë e çmuar për të shtuar këto perspektiva dhe investimet italiane në Shqipëri. Janë të gjitha kushtet për rritur bashkëpunimin dhe investimet italiane në Shqipëri. Siç nënvizoi presidenti Begaj, shkëmbimet kulturore paraqesin një mundësi të mirë. Kontributi i komunitetit arbëresh në Itali është i madh, duke ruajtur me shekuj traditën e tyre. I rëndësishëm bashkëpunimi mes universiteteve tona. Po zhvillohet gjithmonë e më shumë, shpresoj në forcimin e bashkëpunimit. Dua të rinovoj urimet për Shqipërinë për rolin në Këshillin e Sigurimit të OKB. Jam i lumtur për bashkëpunimin tonë. E dimë mirë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, BE nuk është i plotë. Italia mendon se duhet mbajtur një presion i lartë mbi Rusinë për të hapur rrugë dialogu për paqen. Në sektorin energjetik kriza që po zhvillohet është e rëndë dhe kjo kërkon një mendim kolektiv për fondet dhe është e rëndësishme për Italinë për të larguar varësinë nga Rusia për burimet energjetike. Objektivi i përbashkët është të sigurojmë lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Presidenti i Italisë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI