Flash

Pakistan, rritet në 1355 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Lapsi.al 8 September 2022
Pakistan, rritet në 1355 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në të gjithë Pakistanin është rritur në 1.355, me 12 viktima të reja të raportuara në 24 orët e fundit, treguan statistikat zyrtare.

Nga viktimat e reja, gjashtë janë raportuar nga provinca jugore Sindh, ndërsa tre persona kanë humbur jetën në fatkeqësitë e lidhura me përmbytjet në Balochistan-in jugperëndimor dhe dy në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, tha Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (NDMA).

Gjithsej 542 njerëz kanë vdekur në Sindh që nga 14 qershori, ndjekur nga 292 në Khyber Pakhtunkhwa dhe 263 në Balochistan, sipas NDMA-së, kurse 191 njerëz kanë humbur jetën në provincën verilindore Punjab.

Që nga 14 qershori, gjithsej 12.722 persona janë lënduar nga shirat dhe incidentet e lidhura me përmbytjet në të gjithë vendin.

Sezoni i reshjeve musonike në Pakistan, si në vendet e tjera të rajonit, zakonisht rezulton me shira të dendur, por ky vit ka qenë më i lagësht që nga viti 1961.

Aktualisht, një e treta e vendit është nën ujë, pasi shirat masive dhe shkrirja e akullnajave kanë bërë që lumi kryesor Indus të vërshojë, duke përmbytur zona të mëdha fushash dhe fermash.

Shirat dhe përmbytjet kanë shkatërruar gjithashtu qindra mijëra shtëpi, ura, rrugë dhe ndërtesa në të gjithë vendin e Azisë Jugore, i cili tashmë po përballet me trazira politike dhe ekonomike.

Mbi 33 milionë nga rreth 220 milionë banorë të vendit janë prekur nga përmbytjet e furishme, duke shkaktuar një humbje marramendëse prej 10 miliardë dollarësh në dëme në infrastrukturën tashmë të dobësuar.

Pothuajse 45 për qind e tokës bujqësore të vendit tashmë është përmbytur, duke paraqitur një kërcënim serioz për sigurinë ushqimore dhe duke shtuar më tej inflacionin tashmë në rritje.

Qindra mijëra njerëz të zhvendosur po përballen gjithashtu me sëmundje të shkaktuara nga uji, të lëkurës dhe syve, ndërsa ekspertët e shëndetit paralajmërojnë një numër më të madh vdekjesh nga diarreja, sëmundjet gastrointestinale, tifoja, malaria denge dhe infeksione të tjera sesa nga shirat dhe përmbytjet.

Të këshilluara

Gazeta turke: Athina kërkon luftë

Gazeta proqeveriatre turke “Yeni Safak” ka bërë një shkrim provokues për Greqinë. Me titullin “Athina kërkon luftë”, media turke shkruan se sipas ekspertëve ...

09:05

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI