Flash

Paketa e krizës, Rama: Shqipëria nuk e mbulon dot të gjithë nevojën vendase për energji

Lapsi.al 8 September 2022
Paketa e krizës, Rama: Shqipëria nuk e mbulon dot të gjithë

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama u ndal fillimisht tek paketa e prezantuar sot nga qeveria për përballimin e krizës. Rama theksoi se masat janë marrë me qëllim që të mos preket çmimi i energjisë në faturë për familjet dhe bizneset e vogla.

“Është shumë e nevojshme që të shfrytëzoj kohën për të nënvizuar një fakt që është më i rëndësishmi sot, që qeveria e Shqipërisë ka vendosur të ndërtojë një qasje mbështetëse afatmesme sepse ne besojmë që është shumë më e rëndësishme të garantojmë siguri në afatmesëm në vend se të ndjekim nga pas krizën me paketa afatshkurtra.

Ky është një shpenzim më i madh, por besojmë se kjo është rruga e duhur. Më bëri përshtypje parafolësi që ngriti një pyetje se  çfarë europiane ka sot në Shqipëri ku çmimet rriten.

Jam i bindur që ju banoni në një planet tjetër, por nëse ka një gjë sot që shqetëson botën është rritja e çmimeve. Është një situatë me të cilën shifrat tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i i ulëti në rajon. Sepse Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur të ndërmarrë një rrugë që fundi do ta tregojë për të mos e prekur çmimin e energjisë në faturën e konsumatorëve dhe bizneseve të vogla”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur kritikëve lidhur me akuzat për menaxhimin e hidrocentraleve, Rama tha se Shqipëria nuk e siguron dot të gjithë nevojën vendase dhe i duhet të dalë në treg.

“Shqipëria nuk ka kapacitet për të mbuluar të gjithë nevojën vendase. Është e detyruar të dalë në tregun ndërkombëtar dhe afektohet nga çmimi. Mbulesa e garantuar deri tani është 330 milion euro të shpenzuar. Parashikimi ynë që kjo shifër mund të shkojë shumë më lart. Ne jemi të përgatitur. Do të veprojmë me një riindeksim të pensioneve, do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të jetë efektiv për pensionistët qysh në muajin tetor. Në total 9.3 % indeksimin e pensioneve për këtë vit”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI