Flash

Paketa anti-krizë, Ibrahimaj: Pagat do të rriten me 7% në sektorin publik

Lapsi.al 8 September 2022
Paketa anti-krizë, Ibrahimaj: Pagat do të rriten me 7% në

Ndër të tjera Ibrahimaj theksoi se masat e ndërmarra që në mars për përballimin e krizës sollën një performancë të mirë për ekonominë.

“Që në mars ndërmorën një paketë masash të rëndësishme për përballimin e krizës, ku shqetësimi ishte buxheti i familjeve shqiptare. Ne morëm një vendim që nuk do të lëviznim çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët dhe bizneset e vogla.

Vendosëm që do të subvencionim të gjithë ata që nuk përballonin rritje e çmimeve. Mbi 500 mijë individë u ndihmuan me paketën e parë. Ndikuam në mosrritjen e kostove të prodhimit, duke subvenciaunur energjinë dhe naftën. Kjo bëri që inflacioni në Shqipëri të ishte ndjeshëm i ulët me vendet e BE.

Kjo vjen si rrjedhojë e politikave që ne kemi ndërmarrë. Kemi pasur një performancë ekonomike. Kemi pasur rritje të numrit të bizneseve, importeve dhe eksporteve. Kemi pasur edhe rritje të vendeve të punës. Shifra këto jo të zakonshme në një situatë të tillë”, tha ajo.

Por pavarësisht performancës pozitive, Ibrahimaj tha se lufta nuk mbaroi dhe për këtë arsye u detyruan të ndërmarrin një paketë tjetër në ndihmë të qytetarëve. Ministrja shpjegoi se paketa përfshin indeksimin deri në 6%për të gjitha kategoritë e pensioneve, rritje të pagës minimale deri në 34 ijë lekë, rritje page deri në 7% për punonjësit e administratës publike dhe Policisë së Shtetit.

“Tani e gjejmë veten në një situatë ndryshe nga ajo që parashikonim në mars. Parashikonim që në gjysmën e dytë të vitit inflacioni të përmirësohej, por lufta nuk mbaroi.

Ne kemi vendosur që të mbajmë subvencionimin e energjisë, të indeksojmë pagat dhe pensionet. Nga pension i i shtatorit që do të paguhet në tetor, do të indeksojmë 6% të gjitha kategoritë e pensioneve. Si kosto do të jetë 2 miliard lekë për këtë vit.

Do të rrisim pagat në sektorin publik me 7% që është parashikimi i rritjes së inflacionit që kemi. 42 mijë punonjës që do të mbështeten, 3600 të policinë së burgjeve, mbi 10 mijë policë që do të përfitojnë nga rritja e pagës.

Do të kemi rritje të pagës minimale dhe përfitojnë 200 mijë punonjës. Kemi menduar për ato kategori që janë më vulnerabël. Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Do të mbështesim me pension për personat e vetmuar mbi 60 vjeç. Do të vazhdojmë të targetojmë fermerët, duke shtuar masën për naftën pa taksa. Keni menduar për një subvencion shtesë për mbjelljen e grurit me 500 milion lekë”, tha ajo.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat mal...

07:20

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI