Flash

Megi Pojani pjesë e Dancing with the stars

Lapsi.al 8 September 2022
Megi Pojani pjesë e Dancing with the stars

Megi është përfolur për lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares Endri Çekiçi, me disa postime që duket se po konfirmojnë romancën e përfolur mes tyre.

Por Megi tanimë nuk do të përflitet për romancën e saj pasi do të jetë njëra prej konkurrenteve të spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”.

Lajmi u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e ‘Dancing With the Stars’ në Instagram: “Një showgirl si Megi! Kudo provokuese, por sa do të arrijë ta joshë jurinë e #DWTS? Suksese Megi!”, shkruhet në postim.

Më herët Megi dhe Beniada u përfolën se kishin një krisje me njëra-tjetrën

Megi në emisionin “Goca dhe Gra” tha se me Beniadën nuk njihej më përpara por kanë marrëdhënie korrekte.

Ajo zbuloi se gjithnjë shkon me vonesë në xhirime dhe nuk ka kohë të komunikoj shumë me modelen.

“Unë Beniadën nuk e kam njohur më përpara, kemi një marrëdhënie shumë korrekte dhe unë jam një njëri le të themi vi me vonesë në xhirime, ulem direkt te karrigia ime vë mikrofonin dhe nuk kam kohë, vetëm si je, mirë, vazhdoj, mbaroj dhe iki me vrap se aty është ftohtë dhe unë dua të iki të futem në ngrohtësinë e shtëpisë sime,” tregoi Megi.

Të këshilluara

Një trend i ri thonjsh nga Hailey Bieber

Bëhuni gati për një tjetër tendencë të thonjve dhe sërish ajo që e vendosi trendin është Hailey Bieber. Hailey ka përditësuar manikyrin e saj viral “glazed d...

14:48

Kompania e Angelina Jolie padit Brad Pitt

Një kompani e themeluar nga Jolie ka ngritur një padi 250 milionë dollarësh kundër Brad Pitt duke pretenduar se ai dhe disa miq nisën një fushatë  për të "marrë...

14:39

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI