Flash

Ish e dashura e Leonardo DiCaprio: Nuk është mosha arsyeja pse ai i jep fund lidhjeve

Lapsi.al 8 September 2022
Ish e dashura e Leonardo DiCaprio: Nuk është mosha arsyeja pse ai i

Ish e dashura e Leonardo DiCaprio-s, Kristen Zang, ka folur për marrëdhënien e saj me aktorin, pasi ka parë titujt ku përmendej mosha për ndarjen e tij të fundit nga modelja 25-vjeçare Camila Morrone.

Zang e cila ishte në lidhje me aktorin nga viti 1995 deri në 1999, ndau këndvështrimin e saj rreth ndarjes së DiCaprios gjatë një interviste me People. Ajo tha se nuk ka folur kurrë më parë për ish-in e saj, por u ndje “e detyruar” pasi pa disa komente për të në internet.

“Unë jam një person shumë privat, njësoj si ish i dashuri im. Por javën e kaluar, për herë të parë, jam ndjerë edetyruar të ndaj disa gjëra. Leo dhe unë jemi takuar për katër vjet”, tregoi Kristen. “E takova rastësisht përmes miqve kur isha 19 vjeç dhe filluam të takoheshim kur ishim të dy 21 vjeç.”

Ajo gjithashtu kritikoi fansat të cilët komentuan se Morrone ishte "shumë i vjetër" për yllin e Don't Look Up sepse lidhja e tyre përfundoi pak pasi Morrone mbushi 25 vjeç këtë vit. DiCaprio është bërë i njohur për lidhjet me femra 25-vjeçare ose më të reja, ku përfshihen Blake Lively, Kate Moss dhe Gisele Bündchen.

"Për sa i përket Leos dhe ndarjes së tij të fundit, kush e di se çfarë ndodhi," tha ajo. “Ndoshta Camila e donte , por ishte gati për kapitullin tjetër, ndoshta është i përkohshëm, apo ndoshta nuk është puna jonë, por a mund të ndalemi me titujt dhe komentet e moshës? Por le të vazhdojmë me memet qesharake, ato janë shumë të bukura.”

Në një pjesë tjetër të intervistës, Zang foli për romancën e saj me aktorin.

"Ne ishim fëmijë," vazhdoi ajo. “Miqtë e mi i njihnin miqtë e tij.“Shkuam në parqe argëtimi, koncerte, muzeume dhe kinema. Unë isha me të kur ai bëri Romeo & Juliet, Titanic dhe The Beach”, zbuloi 48 vjecarja.

Edhe pse Zangrrëfeu  se DiCaprio ishte një "i dashur shumë i ëmbël dhe i përkushtuar ", ata patën disa "kohë të vështira" përpara se të ndaheshin zyrtarisht. Megjithatë, ajo gjithashtu pranoi ironinë në situatën e saj pasi  ata i dhanë fundkatër muaj pas ditëlindjes së saj të 25-të.

"Ishte një zgjedhje që bëra. Nuk di si ta shpjegoj saktësisht, thjesht u ndjeva sikur isha gati që lidhja jonë të përfundonte. Më dukej sikur e kisha tejkaluar atë version të vetes sime, vajzën e shkollës së mesme të Hollivudit. Doja të kuptoja se kush isha dhe çfarë doja.”/Lapsi.al

Kristen Zang and leonardo dicaprio

Të këshilluara

Zbulohen prezantuesit e 'Emmy Awards 2022'

Akademia e Televizionit dhe NBC njoftuan të mërkurën grupin e parë të prezantuesve për ceremoninë e Emmys të së hënës mbrëma. Prezantuesit do të jenë: Selena...

15:30

Armina Mevlani zbulon detaje nga dasma

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen shumë më shpejt nga ç’mund ta kishit menduar. Lajmin e zbuloi vetë Armina në emisionin “Goca dhe Gra” mbrëmje...

14:32

Nicolas Cage, baba për herë të tretë

Aktori i njohur Nicolas Cage është bërë baba për herë të tretë me me gruan Riko Shibata Një përfaqësues i çiftit konfirmoi lajmin për People, duke thënë: "Ni...

12:56

Megi Pojani pjesë e Dancing with the stars

Megi është përfolur për lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares Endri Çekiçi, me disa postime që duket se po konfirmojnë romancën e përfolur mes tyre. Por M...

09:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI