Flash

E rëndë në Elbasan, 55-vjeçari plagos me thikë gruan

Lapsi.al 8 September 2022
E rëndë në Elbasan, 55-vjeçari plagos me thikë gruan

Një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj në Elbasan në banesën e tyre në lagjen ‘Dyli Haxhire’. Autori është identifikuar si Elmas Alija, 50 vjeç ndërsa e plagosura Shkëlqime Alija.

Pas krimit, Elmas Alija është vendosur në prangat e policisë dhe në momentin e arrestimit, raportohet se s’ka bërë rezistencë. Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet.

"Në lagjen "Dyle Haxhiri", Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI