Flash

Dërgohen drejt Rinasit të gjithë diplomatët iranianë, ambasada zbrazet plotësisht

Lapsi.al 8 September 2022
Dërgohen drejt Rinasit të gjithë diplomatët iranianë,

Të gjithë diplomatët iranianë janë larguar drejt Rinasit pasi ambientet e ambasadës janë zbrazur plotësisht. Brenda ambasadës janë vetëm disa persona, staf shqiptar.

Gjatë paradites së sotme ka pasur shumë lëvizje në këtë godinë, ku persona dhe automjete kanë hyrë dhe kanë dalë.

Pas largimit të stafit, njësia e antiterrorit dhe njësia antieksploziv është futur brenda ambienteve të ambasadës iraniane.

Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI