Flash

Çmimi i naftës zbret në nivelin më të ulët në bursë që nga janari

Lapsi.al 8 September 2022
Çmimi i naftës zbret në nivelin më të ulët

Çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja ka pësuar një rënie të konsiderueshme, duke zbritur në nivelin më të ulët që prej janarit të këtij viti.

Për herë të parë që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë kur çmimi në tregjet e huaja vetëm regjistroi rritje duke shkuar deri afër nivelit 130 dollar fuçia, sot çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare është 88 dollarë.

Gjithsesi ky çmim mbetet më e lartë se në shtatorin e vitit të shkuar kur kushtonte 72.60 dollarë.

Pavarësisht kësaj rënie ne bursë, në Shqipëri nuk është reflektuar e njëjta gjë. Aktualisht qytetarët një litër naftë e blejnë për 232 lekë, që është çmimi i fundit i caktuar nga Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve më 2 shtator.

Sipas Ministrisë së Financave, ata marrin si referencë për çmimet e reja, luhatjet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat mal...

07:20

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI