Flash

Udhëtimi i fundit i mbretëreshës

Lapsi.al 14 September 2022
Udhëtimi i fundit i mbretëreshës

Mbreti Charles III përshëndeti turmat e mbledhura jashtë Pallatit Buckingham këtë mëngjes përpara se ai dhe djemtë e tij të ecin pas arkivolit të Mbretëreshës në udhëtimin e saj të fundit.

[caption id="attachment_759154" align="alignnone" width="952"]Mbreti Charles King Charles III teksa pershendet turmat jashte pallatit mbreteror[/caption]

Lexo Edhe:

https://lapsi.al/2022/09/08/charles-eshte-pasuesi-i-ri-i-elisabeth-ii-ne-krye-te-mbreterise-se-bashkuar/

Mbreti u fotografua duke mbërritur në pallat pasi u largua nga Clarence House. Princi William dhe Princi Harry lanë mënjanë grindjet për të mbështetur babanë duke marshuar me të.

[caption id="attachment_759155" align="alignnone" width="1051"]Buckingham Palace Buckingham Palace[/caption]

Familja mbretërore do të shoqërojë matriarkun e tyre në këmbë në udhëtimin për në ëestminster Hall këtë pasdite. Qindra mijëra njerëz pritet të bëjnë nderimet pasi kanë qëndruar në radhë për orë të tëra.

Charles, Princi i Uellsit dhe Duka i Sussex, së bashku me Dukën e Jorkut, Princeshën Mbretërore dhe Kontin e Wessex, do të jenë pjesë. Djali i Anne, Peter Phillips dhe bashkëshorti i saj, Zëvendësadmirali Sir Tim Laurence do të ecin gjithashtu pas procesionit, si dhe Duka i Gloucester dhe Earl of Snowdon.

Queen Consort, Princesha e Uellsit, Kontesha e ëessex dhe Dukesha e Sussex do të udhëtojnë me makinë. Kortezhi do të largohet nga pallati në orën 14:22 dhe pritet të mbërrijë në ëestminster Hall në orën 15:00.

Madhëria e saj e kaloi natën e fundit në dhomën e harkut të Pallatit Buckingham. Më pas  u dërgua në Westminster Hall. Ajo do të qëndrojë aty për katër ditë deri në funeralin e saj të hënën.

Më shumë se 1 milion njerëz pritet të qëndrojnë në radhë në qendër të Londrës. Ekspertët besojnë se vetëm 400,000 do të arrijnë brenda. 600,000 njerëz do të mbeten të zhgënjyer.

Për William dhe Harry do të sjellë kujtime të dhimbshme pasi ata, në moshën 15 dhe 12 vjeç, ecën pas arkivolit të nënës së tyre, Princeshës Diana.

Kortezhi do të largohet nga Pallati Buckingham në orën 14:22. Rruga do të jetë përmes Kopshteve të Mbretëreshës, The Mall, Paradës së Rojeve të Kuajve dhe Harkut të Rojeve të Kuajve, Whitehall, Rrugës së Parlamentit, Sheshit të Parlamentit dhe Oborrit të Pallatit të Ri.

Marrë nga Daily Mail 

Perktheu Lapsi.al

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve të Emmy Awards

E hëna mbrëma i takoj ćmimeve. Nen prezantimin e Keenan Thompson shfaqja u transmetua drejtpërdrejt nga Teatri Microsoft në Los Anxhelos. "Succession" me 25 ...

15:03

Emmy Awards 2022: Lista e plotë e fituesve

Ceremonia e 74-të e çmimeve Emmy u mbajt të hënën mbrëma nga Microsoft Theatre në Los Angeles, i cili u prezantua nga Kenan Thompson. "Succession", i cili pa...

13:00

Britney Spears: Nuk do të performoj më

Britney Spears ka deklaruar se ajo nuk do të performojë më sepse është "e traumatizuar" si rezultat i abuzimit që përjetoi gjatë konservatorit të saj 13-vjeçar....

11:06

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI