Flash

Bosi turk i kriptomonedhave nis betejën kundër ekstradimit

Lapsi.al 8 September 2022
Bosi turk i kriptomonedhave nis betejën kundër ekstradimit

Turku Faruk Fatih Ozer ka kërkuar lirinë nga byrgu në Gjykatën e Apeli. Ai ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit e cila e la në burg deri në përfundim të procedurave të ekstradimit në Turqi.

Ozer gjithashtu kërkon që ekstradimi i tij të mos kryhet duk pretenduar se në Turqi i rrezikohet jeta pasi siç thekson ai sulmin ndaj tij është politik.

“Ndaj meje është sulm politik. Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi”, - ka thënë Ozer para gjykatës.

Ai ishte arratisur nga Turqia për në Shqipëri në prill të vitit 2021 pasi akuzohet se ka mashtruar qindra qytetarë, të cilët investuan paratë në monedhën virtuale turke “Thodex”, një sipërmarrje e dyshuar si mashtruese që drejtohej nga Ozer.

Që prej atëherë jetonte në vende të ndryshme, kurse së fundmi në lagjen “5 Maji”, në Elbasan. 28 vjeçari u arrestua në një kompleks vilash në Drimadhë. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI