Flash

Vuçiç konfirmon blerjen e dronëve “Bayraktar” nga Turqia

Lapsi.al 7 September 2022
Vuçiç konfirmon blerjen e dronëve “Bayraktar” nga

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën se do të blejnë dronë “Bayraktar” nga Turqia, në një konferencë për shtyp me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në Beograd, raporton Tanjug. Sipas Vuçiç, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë janë ngritur në nivelin më të lartë, sidomos “në historinë moderne të vendeve tona”.

“Jemi në pritje dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm të arrijmë ta realizojmë. Jemi gati të kalojmë disa qindra milionësh për dronët Bayraktar”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb vuri në dukje edhe rritjen e shkëmbimit tregtar mes të dyja vendeve, duke pretenduar se është rritur nga 1 në 2.5 miliardë euro këtë vit.

“Besoj se jemi në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e vendosur nga presidenti Erdogan, të cilin nuk e besuam se ishte e mundur, që është që shkëmbimi tregtar të arrijë në pesë miliardë euro”, shtoi ai.

Vuçiç ka thënë se investimet turke po rriten, teksa siç thotë ai, mbi 10 mijë njerëz janë të punësuar në kompanitë turke në Serbi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI