Flash

Show i Ramës: Në Tiranë lulëzojnë katet dhe shtesat pa leje të të kamurve

Lapsi.al 7 September 2022
Show i Ramës: Në Tiranë lulëzojnë katet dhe shtesat pa

Pas sulmit ndaj resortit të Irfan Hysenbelliut, kryeministri Edi Rama ka marrë një revansh kundër ndërtuesve milionerë. Sot në një takim në Ministrinë e Brendshme me drejtues të Policisë së Shtetit, ai ka thënë se është e papranueshme që të lulëzojnë katet në pallatet që të kamurit ndërtojnë sa në det, sa në mes të Tiranës. Trimërimi i Ramës më shumë sesa në respekt të ligjit ngjan të jetë më shumë një shfaqeje e radhës, një retorikë boshe që e kemi dëgjuar shpesh prej tij në këto 9 vite qeverisje. 

"Është e papranueshme që të lulëzojnë katet dhe shtesat pa leje në pallatet që të kamurit ndërtojnë sa në det, sa në rënë, sa në mes të Tiranës, ngjitur me Sheshin Skënderbej, sa vetëm nuk bërtet pallati “shikoni sa u zgjata” pa u hyrë gjemb në këmbë. Gjembat më hynë mua të parit që jam aksioner me këta, dhe u futen atyre njerëzve në fshat që i kapin me zell të madh policia për një mur avllie dhe një ndryshim çatie pa leje, apo deri tek qytetarë që shtojnë pllakat pa leje. Kjo gjë kërkon një adresim të pamëshirshëm, qoftë ndaj këtyre pasunarëve që kanë miliona për kate e për llaç e tulla, e që duhen mbrapsur, sepse e kanë bërë vijën e ligjit si një litar që kërcejnë, por ashtu edhe ndaj inspektorëve të policisë që u puthin këmbët pasanikëve për ca lek të qelbura dhe qytetarëve u tregojnë dhembët", deklaraoi Rama. 

Të këshilluara

Rama thyen heshtjen për Ervis Martinajn

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë Drejtorit të ri të policisë së Shtetit, duke i kërkuar nga konferenca për media në Ministrinë e Brendshme...

16:38

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI