Flash

"Shkëputje të energjisë elektrike pas orës 22:00?"/ Balluku: Nesër nxjerrim masa drastike

Lapsi.al 7 September 2022
"Shkëputje të energjisë elektrike pas orës

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëhësh dhe zv/kryeministrja, Belinda Balluku tha për mediat se nesër qeveria do të prezantojë paketën e re për energjinë që do të aplikohet nga 1 tetori. Balluku është pyetur mbi mundësinë që Shqipëria të ndërmarrë vendimin për ndërprerjen e energjisë elektrike në vend pas orës 22:00 dhe ministrja tha se diçka e tillë nuk ishte parashikuar. Në vend të kësaj, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës tha se do të ndërpritej ndriçimi në ambientet publike pas orës 22:00 deri në orën 16:00 të pasdites.

Ministrja shtoi se të nesërmen së bashku me kryeministrin do prezantonin paketën e energjisë e cila sipas saj do kishte edhe disa masa drastike.

“Nuk më rezulton që të ketë masa për ndërprerjen e energjisë pas orës 22:00 sepse do ishte nëj masë emergjente. Por nuk ndodh kjo, pas orës 22 do aplikohet ndërprerja e ndriçimit të ambienteve publike. E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë edhe shtete të tjera. Nëse me kryeministrin do bëjmë prezantimin e paketës së energjisë së bashku me disa masa drastike që do marrim në vijim”– tha Balluku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI