Flash

Shfaqet Basha: Sulmi i Iranit ndaj nesh dëshmi e rëndësisë jetike e bashkëpunimit me SHBA

Lapsi.al 7 September 2022
Shfaqet Basha: Sulmi i Iranit ndaj nesh dëshmi e rëndësisë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Twitter lidhur me vendimin e qeverisë për t’i lënë 24 orë afat stafit të Ambasadës së Iranit për të larguar të gjithë diplomatët nga Tirana.

Lexo më tej: Si u mbajt i fshehtë për një javë vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin 

Sipas Bashës ky sulm dëshmon rëndësinë që kanë SHBA-të dhe aleanca e NATO-s për ta bërë Iranin përgjegjës.

“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë dëshmon sërisht rëndësinë jetike që ka Aleanca e NATO’s për sigurinë tonë. Ne u jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe qëndrojmë krah për krah aleatëve tanë në NATO për ta mbajtur Iranin përgjegjës dhe për të parandaluar kërcënimet dhe aktet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI