Flash

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Qeveria nxjerr vendimin: Shteti do të konfiskojë ndërtimet pa leje

Lapsi.al 7 September 2022
Qeveria nxjerr vendimin: Shteti do të konfiskojë ndërtimet pa

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me anë të cilës synon t’u konfiskojë ndërtimet pa leje, qytetarëve apo ndërtuesve, të cilët i kanë zhvilluar këto objekte qoftë edhe jashtë planit me qëllim për t’i legalizuar ato më pas.

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku tha se objekt VKM-së do te jene edhe katet shtesë të pallateve të cilat janë ndërtuar jashtë planit. Ato do konfiskohen dhe do përdoren nga shteti për zyra apo në ndihmë të komunitetit.

Për ndërtuesit do ketë tre opsione, blerja e këtyre kateve shtesë, apo falja e tyre ndaj shtetit, ose rasti me ekstrem është konfiskimi. Ky vendim sipas zv.kryeministres do të ketë fuqi edhe për objektet që janë ndërtuar më parë dhe për ndërtimet që janë në proces.

“Akti në ditë në vazhdim do të ketë të tjera komunikime. Ka të bëjë me ndërtesat pa leje, siç ka një trend për ndërtimin e shtesave mbi lejet që ka dhënë bashkia. Ky trend ka një sjellje, që leja është me 7 kate, bëhen me 3 kate të tjera shtesë. Këto nuk do tolerohen më, do konfiskohen dhe do të merren për përdorim publik. Ky është proces i gjatë dhe që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese.

Për çdo ndërtesë që ka shkelur lejen apo që ka ndërtuar pa leje do ketë investigim edhe për institucionet që kanë për detyrë të mintorojnë u kanë kaluar këto ndërtime nën hundën e tyre.

S’do ketë tolerancë për ndërtuesit. Ndërtuesi do i jepet mundësia të parablejë këto kate shtesë dhe do marrë gjobë! Ndërtuesi do i falë dhe e tjera është që ndërtuesi do u konfiskohet dhe do dërgohet për ndjekje penale”, tha Balluku.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI