Flash

Putin: Operacioni ushtarak në Ukrainë e bëri Rusinë më të fortë

Lapsi.al 7 September 2022
Putin: Operacioni ushtarak në Ukrainë e bëri Rusinë më

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se vendi i tij nuk ka humbur asgjë nga operacioni ushtarak në Ukrainë dhe ka forcuar sovranitetin e Rusisë.

Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor që po mbahet në Vladivostok, zoti Putin tha se të gjitha veprimet e Rusisë “kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit e rajonit të Donbasit”. Ai gjithashtu kritikoi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia që rifilloi dërgesat e grurit ukrainas, duke thënë se eksportet kryesisht kanë përfunduar tek vendet perëndimore.

Presidenti rus ia hodhi të gjithë përgjegjësinë për krizën aktuale energjitike udhëheqësve evropianë, duke i fajësuar ata për mbylljen e tubacioneve të gazit dhe punën e ngadaltë të riparimit të tyre. Ai tha se furnizimet me gaz përmes tubacionit “Nord Stream 1”, që shtrihet nga Rusia në Gjermani, nuk ishte i mundur për shkak të defekteve.

Zoti Putin tha se gjiganti rus energjetik “Gazprom” u detyrua të nënshkruajë një kontratë afatgjatë mirëmbajtjeje me firmën Siemens në Mbretërinë e Bashkuar, por puna ka ngecur për shkak të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar kundër Rusisë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI