Flash

Putin: Nuk kemi humbur asgjë gjatë operacionit special ushtarak në Ukrainë

Lapsi.al 7 September 2022

Rusia nuk ka “humbur asgjë” në “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë, pohoi Presidenti Vladimir Putin në fjalimin e tij për hapjen e seancës plenare në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, të mërkurën, shkruan CNN.

“Nuk kemi humbur asgjë dhe nuk do të humbasim asgjë. Fitorja jonë kryesore është forcimi i sovranitetit tonë. Ne nuk filluam asgjë në aspektin e aksionit ushtarak, por vetëm po përpiqemi ta përfundojmë atë”, tha Putin para audiencës.

Bazuar në inteligjencën amerikane, SHBA beson se Rusia po përballet me mungesa të shumta të personelit ushtarak në Ukrainë dhe po kërkon mënyra të reja për të përforcuar trupat e saj, thanë dy zyrtarë amerikanë për CNN javën e kaluar.

Në një deklaratë të hënën, sekretari britanik i mbrojtjes Ben Ëallace tha se mbi 25,000 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës.

Në fund të gushtit, presidenti Putin urdhëroi ushtrinë ruse të rrisë numrin e trupave në Ukrainë me 137,000, megjithëse mbetet e paqartë se si Ministria e Mbrojtjes synon të arrijë këtë objektiv.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI