Flash

Presidenti italian viziton nesër Shqipërinë, zbardhet axhenda

Lapsi.al 7 September 2022
Presidenti italian viziton nesër Shqipërinë, zbardhet axhenda

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do të vijë nesër në Shqipëri, në një vizitë zyrtare. Ai do të pritet nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në godinën e Brigadave në Tiranë. Në fund të takimit, dy krerët e shteteve do të japin deklarata për shtyp.

Vizita do të vijojë me bisedën me kryeministrin Edi Rama ndërsa pasdite Mattarella do të vizitojë Shkollën Italiane të Tiranës i shoqëruar nga Presidenti i Shoqatës "Dante Alighieri", Andrea Riccardi dhe bashkëthemeluesja e shkollës Concetta Marotta. Pas përfundimit, kreu i shtetit italian do të pritet në godinën e Kuvendit nga kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla. Vizita do të mbyllet me një takim me një përfaqësues të komunitetit italian.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI