Flash

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, vjen reagimi i Iranit: Vendim i pamenduar nga Shqipëria

Lapsi.al 7 September 2022
Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, vjen reagimi i Iranit:

Kryeministri Edi Rama i dërgoi sot një mesazh të qartë Republikës së Iranit, duke i cilësuar fajtorë për sulmin kibernetik që pësuan sistemet online të të dhënave gjatë muajit të kaluar.

Madje, Rama hodhi një tjetër hap duke kërkuar që në 24 orët e ardhshme të gjithë diplomatët iranianë që ndodhen në vend të largohen nga Tirana, duke mbyllur kështu marrëdhëniet me republikën islamike.

Lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare ka reaguar edhe Teherani zyrtar nëpërmjet ministrit të Punëve të Jashtme, Nasser Ka’nani.

Në një deklaratë për mediat vendase, Ka’nani hodhi poshtë pretendimet e qeverisë së Shqipërisë kundër Republikës Islamike të Iranit duke i cilësuar si të pabaza.

Ai gjithashtu tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron “vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet politike me vendin tonë bazuar në pretendime të tilla të pabaza, një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha ministri iranian.

Ai shtoi se vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë, duke ju referuar këtu Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më tej Ka’nani nënvizoi se deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.

Deklarata më tej theksoi strehimin e Shqipërisë për grupin e MEK dhe “shpreh keqardhjen që Tirana është ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta”.

Të këshilluara

Rama thyen heshtjen për Ervis Martinajn

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë Drejtorit të ri të policisë së Shtetit, duke i kërkuar nga konferenca për media në Ministrinë e Brendshme...

16:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI