Flash

Mbyllen hetimet për vrasjen e Rruzhdi Hoxhës, merret i pandehur Fredi Rrushi

Lapsi.al 7 September 2022
Mbyllen hetimet për vrasjen e Rruzhdi Hoxhës, merret i pandehur Fredi

Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha i cili u gjet i vdekur në 6 nëntor të vitit 2021 i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit.

I pandehur është marrë shtetasi Fredi Rrushi i cili akuzohet se ka ekzekutuar biznesmenin dhe më pas e ka hedhur në Malin me Gropa.

Rrushi akuzohet për tre vepra penale, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të kufomës.

Fredi Rrushi u arrestua në Tiranë më 26 tetor kur u zbulua se numri i tij kishte pasur telefonata të shpeshta në telefonin e biznesmenit që familja e kishte denoncuar të zhdukur. Fillimisht Rrushi u shoqërua për tu marrë në pyetje por u ndalua kur iu zbulua urdhër-arresti nga Italia. Hetuesit tashmë kanë prova që faktojnë sipas tyre se Rrushi e ka marrë në makinë dhe e ka çuar Rruzhdi Hoxhën në malin e Dajtit ku dhe u gjet i vdekur në Qafë-Mollë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI