Flash

Rama thyen heshtjen për Ervis Martinajn

Lapsi.al 7 September 2022
Rama thyen heshtjen për Ervis Martinajn

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë Drejtorit të ri të policisë së Shtetit, duke i kërkuar nga konferenca për media në Ministrinë e Brendshme që të zbardhi çështjen e Ervis Martinajt për publikun.

Rama tha se është e paimagjinueshme, që policia nuk di t’i thotë sot publikut nëse personazhi më i errët i botës së krimit është gjallë apo vdekur.

“Por gushti që na solli dhe këtu ku jemi sot, ishte një befasi alarmuese. Një situatë e rënduar jo vetëm më vrasjet por dhe me disa shenja të tjera shqetësuese, pavarësisht se krahasimisht me vitet e mëparshme, me gjithë vrasjet e gushtit ky është viti me numrin më të ulët. Por ky gusht dhe çfarë ka ndodhur në këtë gusht duhet të shërbejë si shuplakë, dhe të na ngrejë në këmbë drejt objektivave më ambiciozë për Policinë e Shtetit. Si është e mundur që Policia e Shtetit akoma sot nuk e ka një përgjigje, për fatin e njërit prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri. 

Është e papranueshme që për javë të tjerë ekranet shqiptare janë bërë si BB i kronikës së zezë, jo u vra jo nuk u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia, dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj lloj legjendash me luanë, bamirësia, oligarkë, shto ujë e shto miell si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar dhe Policia e Shtetit nuk di ta thotë ore u vra apo nuk u vra, kush e ka penguar ta thotë Policia e Shtetit nuk di ta thotë akoma u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë të vërtetën. Nëse i kërkuari është vrarë t’i thuhet publikut që ky është vrarë. Nëse nuk është vrarë të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë”, tha kryeministri.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI