Flash

Kompania e Angelina Jolie padit Brad Pitt

Lapsi.al 7 September 2022
Kompania e Angelina Jolie padit Brad Pitt

Një kompani e themeluar nga Jolie ka ngritur një padi 250 milionë dollarësh kundër Brad Pitt duke pretenduar se ai dhe disa miq nisën një fushatë  për të "marrë kontrollin" e kantinës franceze që ata blenë si çift "në hakmarrje për procedurat e divorcit dhe kujdestarisë”.

Padia pretendon gjithashtu se Pitt u përpoq të përdorte aksionet e mëdha financiare të Jolie në kantinë për ta detyruar atë të nënshkruante një "klauzolë të heshtjes" që do ta heshte atë nga diskutimi i rrethanave që çuan në divorcin e tyre dhe se Pitt shpërdoroi miliona para të kompanisë për "projekte kotësie", duke përfshirë më shumë se një milion dollarë në një pishinë.

Dokumentet gjyqësore të paraqitura të martën në Los Anxhelos pretendonin se pasi dyshja blenë pronën prej 1300 hektarësh në jug të Francës në vitin 2008, ata investuan së bashku dhjetëra miliona dollarë për ta përmirësuar atë.

Padia thotë se Jolie dhe Pitt zotëronin secili 50% dhe se "shumë nga pasuria personale e Jolie" ishte e lidhur në kantinë.

Aty thuhet se dshja kishin një marrëveshje që aktorja "Malificent" do të mbikëqyrte projektet e tyre humanitare, duke përfshirë Fondacionin Jolie-Pitt, ndërsa "mbikëqyrja e investimit të çiftit në Chateau Miraval u la në duart e Pitt".

Padia u ngrit nga Nouvel, kompania që Jolie themeloi për të mbajtur aksionet e saj në kantinë, të cilën ajo ia shiti së fundmi gjigantit të pijeve Stoli.

“Në hakmarrje për procedurat e divorcit dhe kujdestarisë, Pitt filloi një fushatë shumëplanëshe dhe shumëvjeçare për të marrë kontrollin e Chateau Miraval dhe për të përvetësuar asetet e kompanisë për përfitimin e tij, të kompanive dhe miqve të tij, drejtorët e Chateau Miraval Gary Bradbury, Roland Venturini dhe Warren Grant, dhe partnerët e tij të biznesit, Marc Perrin, Familles Perrin dhe Miraval Provence . Duke e emëruar veten pronar të ligjshëm të Chateau Miraval, objektivat e tij ishin të merrte pronësinë e vetme të Chateau Miraval", shkruhet në ankesë.

Dyshja kanë patur përplasje të ndryshme ligjore për pronën për muaj të tërë. Kjo dosje e fundit është një kundërpadi kundër dokumenteve të paraqitura nga avokatët e Pitt.

Çifti e bleu pasurinë tre vjet pasi filluan të takoheshin. Ata u martuan në vitin 2014./Lapsi.al

Të këshilluara

Justin Bieber anulon koncertin botëror

Turneu botëror i këngëtarit me famë ndërkombëtare dhe mjaft të dashur, Justin Bieber “Justice” ka ‘përfunduar’- me 70 shfaqje të mbetura për t’u zhvilluar. Kën...

10:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI