Flash

Berisha: Durrësi pa drejtor policie, së shpejti do shihni nëndetëse me drogë

Lapsi.al 7 September 2022
Berisha: Durrësi pa drejtor policie, së shpejti do shihni

Duke komentuar shkarkimin e Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ashtu siç e akuzuan Dritan Zaganin si spiun të italianëve nesër mund ta akuzojnë atë për agjent francez apo amerikan.

Berisha tha se nuk e njeh Nanon, por deklaroi se ai ka denoncuar një krim duke nënvizuar se Durrësi ka 2 muaj që është pa drejtor policie, kjo pasi aty drejton krimi dhe se së shpejti aty do të shihen nëndetëse me drogë.

“Durrësi ka dy muaj pa drejtor policia, s’ka se aty është drejtor krimi. Ky Gledis Nano po del si Zagani, Dritani ishte një oficer kurajoz, unë këtë nuk e njoh.

Dritanin e akuzuan për spiun italian, Dritani kishte detyre të bashkëpunonte me autoritetet italiane që kishim marrëveshje. Këtë tani nesër pasnesër do ta akuzojnë për agjentë francezë ose amerikan.

Çfarë sekreti na qenka që na janë dekonspiruar operacionit. Ai ka denoncuar një krim që duhet denoncuar publikisht. Operacionit kundër drogës i dekonspiron këshilltari i ministrit dhe ministri.

Së shpejti këtu do të shihen nëndetëse drogë. Nuk ka kontroll këtu, as radarët nuk funksionojnë. Kanë protestuar për skaner, por qëllimi i atyre skanerave kishte qëllim drogën.

Ne kemi detyrim madhor të mos eksportojmë krim tek partnerët tanë. Kjo është detyra kryesore. Kurse sot ju garantoj se eksporti kryesor i Shqipërisë është krimi dhe droga”, - tha ndër të tjera Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama thyen heshtjen për Ervis Martinajn

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë Drejtorit të ri të policisë së Shtetit, duke i kërkuar nga konferenca për media në Ministrinë e Brendshme...

16:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI