Flash

Vdekja e biznesmenit shqiptar në Itali, pritet autopsia

Lapsi.al 6 September 2022
Vdekja e biznesmenit shqiptar në Itali, pritet autopsia

Sot, do të kryhet autopsia për 43-vjeçarin shqiptar Fatmir Ara, i cili u gjet i pajetë të shtunën në një pyll rreth pesëdhjetë metra larg një rruge të vogël në fshat

Karabinierët e Compagnia di Venaria po pyesin disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, familjarë por edhe persona që e njihnin mirë për të rindërtuar orët e fundit para vdekjes. Gjithashtu po kontrollohen thirrjet e fundit në celularin e viktimës.

Fatmir Ara ishte zhdukur që nga e premtja. Pronar i ndërmarrjes individuale Nuova Edile, ai nuk ishte kthyer në shtëpinë e tij në Mathi, ku jetonte me partneren dhe dy fëmijët.

Viktima rezultonte me arrest shtëpie dhe mund të dilte nga banesa vetëm për punë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e tij me precedentë penalë. Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë, veçanërisht atë të prishjes së pazareve të drogës dhe larjes së hesapeve.

Fatmir Ara, përpara kompanisë së ndërtimit, drejtonte një piceri në Ciriè, pranë stacionit hekurudhor Torino-Ceres. Ai vend u konsiderua baza logjistike për të furnizuar tregun e drogës në qytet sipas hetimeve të zhvilluara në vitin 2020.

Ai u arrestua me pesë bashkatdhetarë të tjerë, dhe episodet e “shpërndarjes së drogës” varionin nga tetori 2017 deri në gusht 2019. Pikërisht në atë periudhë, sipas hetuesve, banda, e cila e bleu drogën në Torino, në Lungo Dora Napoli ose në Mirafiori Nord, ia shiti Ciriès.

Klientët porosisnin me kod “pica dhe birrë” dhe droga mbërrinte në shtëpi, shkruan abcnews.al.

“Miri”, siç quhej Fatmir Ara, kishte “një rol më vete” për hetuesit kishte “rëndësi të padiskutueshme”.

Në të kaluarën ai ishte dënaur për armëmbajtje pa leje.

Karabinierët, të koordinuar në hetimet nga kryeprokurorja e Ivrea, Gabriella Viglione, nuk po i lënë asgjë rastësisë. Ditën e djeshme ata janë kthyer në vendin e krimit, në fushën ku është gjetur kufoma. Sot, megjithatë, do të bëhet autopsia nga mjeku ligjor Roberto Testi.

Nga ekzaminimi mund të tregohet qartë numri i goditjeve në trup dhe çfarë armësh janë përdorur për ta vrarë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI