Flash

Sekuestrohen 13 kg kokainë e kanabis në Zvicër, në pranga 2 shqiptarë dhe 1 serb

Lapsi.al 6 September 2022
Sekuestrohen 13 kg kokainë e kanabis në Zvicër, në pranga 2

Gjatë një aksioni të policisë zvicerane në Grenchen dhe Derendingen, u sekuestrua kokainë, hashash, ndërsa tre persona u ndaluan nga autoritetet.Policia e kantonit të Bernes kapi një bandë të dyshuar shpërndarësish me tre persona dhe sekuestroi më shumë se 13 kilogramë drogë.

Aksioni, i cili çoi në kontrolle shtëpish dhe arrestimin e tre burrave në kantonin Solothurn më 29 gusht, u parapri nga hetimet në kantonin e Bernës, siç shkroi policia e kantonit të Bernës në një deklaratë të martën.Tetë kilogramë kokainë dhe pesë kilogramë e gjysmë hashash janë sekuestruar në Grenchen dhe Derendingen.

Tre të arrestuarit janë dy shqiptarë të moshës 26 dhe 42 vjeç dhe një serb 33-vjeçar, tha zëdhënësja e policisë së Bernës. Personat në fjalë akuzohen për shkelje të kualifikuara të Ligjit për Narkotikët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI