Flash

Rusia: SHBA-ja është fajtore për krizën e gazit në Europë

Lapsi.al 6 September 2022
Rusia: SHBA-ja është fajtore për krizën e gazit në

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se SHBA është përgjegjëse për krizën e gazit  në Europë, duke i shtyrë liderët europianë drejt hapit “vetëvrasës” të ndërprerjes së bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik me Moskën, shkruan The Guardian.

E pyetur se çfarë duhej të ndodhte që gazsjellësi kryesor Nord Stream 1 të fillojë të përsëri punën, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova tha:

“Dëgjo, ju po më bëni pyetje që edhe fëmijët e dinë përgjigjen: ata që e filluan këtë duhet ta përfundojnë këtë”.

Ajo tha se SHBA prej kohësh kërkonte të prishte lidhjet energjetike midis Rusisë dhe fuqive të mëdha europiane si Gjermania. Forcat politike që luanin rolin e “provokatorëve” u sollën në pushtet në vendet e BE-së, shtoi ajo.

“Dominimi i Uashingtonit mbizotëroi. Është një vetëvrasje absolute,” tha Zakharova.

Të këshilluara

Pse Rusia ndërpret gazin për Evropën

Furnizimet e gazit natyror të Rusisë në Evropë përmes tubacionit Nord Stream 1 nuk do të rifillojnë plotësisht derisa Perëndimi të heqë sanksionet kundër Moskës...

17:02

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI