Flash

Fjalimi i parë si kryeministre e Britanisë së Madhe, Truss: Së bashku mund të dalim nga stuhia!

Lapsi.al 6 September 2022
Fjalimi i parë si kryeministre e Britanisë së Madhe, Truss:

Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Liz Truss mbajti fjalimin e saj të parë.

Ajo e nisi fjalimin duke thënë: “Sapo pranova ftesën dashamirëse të Madhërisë së Saj për të formuar një qeveri të re.

Më pas Truss përmendi ish-kryeministrin Boris Johnson.

“Boris Johnson dorëzoi Brexit, vaksinën Covid dhe iu kundërvu agresionit rus. Historia do ta tregojë se ai është një kryeministër që bëri punë jashtëzakonisht të mëdha. Jam e nderuar të marr këtë përgjegjësi në një moment jetik për vendin tonë”, tha ajo.

“Vendi ynë u ndërtua nga njerëz që i bëjnë gjërat”, tha Truss.

Ajo theksoi se duke qenë bashkë, Britania mund të dalë nga situata e keqe që po kalon.

“Jam e bindur se së bashku mund të dalim nga stuhia, mund të rindërtojmë ekonominë tonë dhe mund të bëhemi Britania moderne e shkëlqyer që unë e di se mund të jemi”.

Tri prioritetet e saj janë: energjia, ekonomia dhe shërbimet shëndetësore.

Kryeministrja tha se do të sigurohet që njerëzit të mund të marrin konsultat me mjekët dhe shërbimet shëndetësore që iu nevojiten.

Liz Truss tha se ajo që e bën Mbretërinë e Bashkuar të madhe është besimi themelor në liri, sipërmarrje dhe lojë të ndershme.

“Publiku britanik ka treguar guxim dhe vendosmëri herë pas here dhe ne tani përballemi me erërat e kundërta globale të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe Covidi”, shtoi jo.

Mbështetësit e Liz Truss duartrokitën dhe brohoritën ndërsa ajo mbante fjalimin.

Por agjencia e lajmeve PA thotë se jashtë kordonit të sigurisë të Downing Street disa protestues luajtën muzikë me zë të lartë, duke përfshirë këngën Mad World të shkruar nga “Tears for Fears”.

Këngët e protestuesve dhe një bori ajri mund të dëgjoheshin ndërsa Liz Truss mbajti fjalimin e saj.

Truss, kryeministrja e katërt konservatore në gjashtë vjet, zëvendëson Boris Johnsonin, i cili u detyrua të largohej nga detyra pas tre viteve rë trazuara në pushtet.

“Mbretëresha Elisabeth priti sot Elizabeth Truss dhe i kërkoi asaj të formonte një administratë të re,” njoftoi Buckingham Palace në një deklaratë.

Kryeministrja Truss do të përballet me një nga situatat më sfiduese në Britani, me një inflacion të lartë, rritje të kostos së energjisë dhe paralajmërimin për një recesion të mundshëm brenda vitit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI