Flash

Emily Ratajkowski del në mbrojtje të Amber Heard: E frikshme

Lapsi.al 6 September 2022
Emily Ratajkowski del në mbrojtje të Amber Heard: E frikshme

Supermodelja Emily Ratajkowski i ka dhënë mbështetjen e saj publike aktores Amber Heard teksa renditi të gjitha arsyet pse është "e frikshme të jesh grua" në vitin 2022.

Heard ka qenë subjekt i kritikave masive në mediat sociale si rezultat i betejës së saj në gjykatë me ish-bashkëshortin Johnny Depp. Pas një gjyqi për shpifje në Virxhinia, një juri në qershor i dha Depp-it 15 milionë dollarë si dëmshpërblim , Heard, mori 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Ratajkowski ishte më parë një nga shumë të famshëm që kishte treguar mbështetje për Heard përmes mediave sociale, por video  e fundit në TikTok e bëri të qartë qëndrimin e saj për të gjithë.

Gjatë fundjavës, modelja ndau një video prej gjashtë sekondash me mbishkrimin shoqërues: "Është viti 2022 dhe po bëhet edhe më e frikshme të jesh grua".

Në klip ajo thotë se "Unë nuk kam frikë nga [luanët] dhe [tigrat] dhe [arinjtë]", përpara se të ndajë një listë të asaj që ajo ka frikë.

"Roe kundër Wade u përmbys, Harvey fiton të drejtën për një apel, turne Shia's Redemption Tour, mënyra se si të gjithë e tërhoqët zvarrë Amberin dhe si u zhvillua ajo çështje gjyqësore," shkroi Ratajkowski .

Shumica e komenteve në videon e Ratajkowski-t ishin nga mbështetësit pro-Heard të cilët duartrokitën modelen për të folur.

"Pjesa Amber po! Ky gjyq na ktheu 500 vjet mbrapa," shkroi jë fanse, ndërsa dikush tjetër falënderoi Ratajkowski që "nuk kishte frikë të qëndronte pranë Amberit"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI