Flash

"Digjen 450 mln euro për inceneratorët"/ Këlliçi: Ramës po i vjen data e skadencës

Lapsi.al 6 September 2022
"Digjen 450 mln euro për inceneratorët"/

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet lidhur me aferën e inceneratorëve. Këtë të martë, deputeti demokrat Belind Këlliçi ka thënë se me anë të kësaj afere korruptive janë bërë të pasur një grusht njerëzish në kurriz të qindra mijëra shqiptarëve. Këllliçi shtoi se inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk djegin asgjë veç 430 milion eurove të parave publike.

Gjatë fjalës së tij, deputeti u ndal edhe tek shkatërrimi i pishinës së resortit turistik ‘Prestige Resort’ si dhe tek dosjet e sigurimit, duke thënë se Rama e kupton që po i vjen data e skadencës e për këtë arsye po sulmon vazhdimisht kundërshtarët.

“Një e moshuar në azilin e Tiranës u gdhi milionere pa e ditur. Një të vdekure në Shkodër iu gjetën miliona në konton bankare. Një mbledhëseje kanoçesh dhe një bariu u kishin dhuruar ‘çunat problematikë’ para sa për një fabrikë Coca Cola.  Siç e kemi provuar me dokumente, Edi Rama dhe mafia e djegësve kanë rezervuar bonuse e miliona edhe për median dhe shefat e saj. Për baballarët e deputetëve rrogat ishin sa të një futbollisti të Serie A.

Inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk djegin asgjë veç 430 milion eurove të parave publike dhe tokën nën këmbët e Edi Ramës. Për këtë ai nxjerr shërbyesit e pushtetit për të manipuluar me dosje Sigurimi për kundërshtarët politikë. Apo çon ruspat për të prishur pishinat ku deri dje lahej, pronë e një botuesi, të cilin deri dje e kishte mik për zemër.

Sa herë e vërteta është bërë e padurueshme, Edi Rama ka kërkuar të shpikë realitete paralele. Tërheqja e vëmendjes së publikut, dhe jo qeverisja e mirë, ka qenë, që në fillim, i vetmi zanat dhe angazhim i tij. Ai nuk e përballon dot popullin opozitar te i cili më 7 korrik ka parë një kundërshtar të fuqishëm; Ai nervozohet nga opozita e re e cila është në këmbë, dhe për më shumë është e vërtetë, jo gjasme dhe jo part-time; Ai e di se një pushtet i blerë vjen me një datë skadence.”, shkraun Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI