Flash

Chris Rock tallet me videon e faljes së Will Smith: Dukesh sikur të kanë marrë peng

Lapsi.al 6 September 2022
Chris Rock tallet me videon e faljes së Will Smith: Dukesh sikur të

Chris Rock nuk është i interesuar për videon e faljes publike që Will Smith postoi në rrjetet sociale disa muaj pasi e goditi komedianin në Oscar.

Gjatë një shfaqjeje me Dave Chappelle në O2 Arena të Londrës të shtunën në mbrëmje, Rock,  iu përgjigj faljes së Smith duke thënë "zhduku bashkë me videon tënde sikur të kanë marr peng", raportoi Deadline.

Rock i referohej videos së publikuar nga Smith në fund të korrikut për të kërkuar falje për shuplakën e Rock-ut gjatë  Çmimeve të Akademisë. Komediani bëri një shaka me flokët e Jada Pinkett Smith, për të cilën thuhet se ai nuk ishte në dijeni se vuan nga alopecia. Si përgjigje, Smith, i cili më vonë do të pranonte Oscarin për aktorin më të mirë atë natë, ofendoi aktorin përpara se ta godiste.

Rock vazhdoi gjatë turneut të tij  duke thënë "Po, kjo më dhemb. Ai luajti Aliun", duke iu referuar rolit të Smith si boksieri legjendar Muhammad Ali në filmin Ali të vitit 2001. "Unë nuk mund të luaj as Floyd Mayweather".

Duke bërë shaka me sitautën,  Chappelle iu drejtua gjithashtu incidenti. Ai i tha audiencës  se nëse Willdo ta kishte goditur në skenë gjatë shfaqjes së çmimeve, ai nuk do të kishte “shijuar pjesën tjetër të natës së tij”.

Chappelle shtoi se që nga përvoja e tij personale me të sulmuarit në skenë, ai kurrë nuk e di nëse një turmë është armiqësore.

Ndërkohë, gjatë një tjetër shfaqjeje në Phoenix, Ariz, Chris pretendoi se atij iu kërkua të priste Oscarët e vitit të ardhshëm, por e refuzoi ftesën.

Sipas The Arizona Republic, "Rock e krahasoi kthimin në Oscar si kthimi në skenën e një krimi, duke iu referuar gjyqit të vrasjes së O.J. Simpson, vrasja e ish-gruas së tij e cila pak para ngjarjes harroi një palë syze në një restorant italian. Rock tha se rikthimi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve do të ishte sikur t'i kërkonit Nicole Brown Simpson 'të kthehej në restorant'"./Lapsi.al

 

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=7XyNqHalkMw[/embed]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI