Flash

Biznesmeni shqiptar i vrarë në Greqi, flet vëllai: Krimi ka qenë i paramenduar!

Lapsi.al 6 September 2022
Biznesmeni shqiptar i vrarë në Greqi, flet vëllai: Krimi ka

Pas gjetjes së trupit të biznesmenit të vrarë shqiptar Xhani Topalli në Greqi kanë reaguar edhe familjarë të tij.

I tronditur nga ngjarja e rëndë, vëllai i tij deklaron për median greke ‘Protothema’ se që nga dita e parë e zhdukjes të shtunën e 28 gushtit, ai ishte i bindur se diçka e keqe i kishte ndodhur. Ai shprehet se ishte në dijeni të borxhit prej 100 mijë eurosh që pronari i një hoteli i kishte babait të tre fëmijëve.

‘Fatkeqësisht, që në momentin e parë që i humbën gjurmët , kuptuam se diçka e keqe i kishte ndodhur. Vëllai im ishte një njeri familjar. Të gjithë këtu në Faliraki e njihnin dhe e donin. Dija gjithçka për borxhin që i kishin’.

Avokati i familjes shprehet se vrasja e Xhani Topallit ishte e paramenduar.

‘Ai nuk e meritonte këtë fund. Nga sa dëgjojmë dhe lexojmë bëhet fjalë për një krim të paramenduar nga pronari i hotelit dhe djali i tij. Ai mendonte se kishte siguruar një alibi dhe ishte kujdesur për gjithçka’.

Për paratë që i detyrohej Xhani Topallit, pronari i hotelit kishte firmosur edhe një dokument njohjeje borxhi para avokatit.

‘Dy vite më parë erdhën edhe në zyrën time dhe u firmos konstatimi i borxhit. Hotelieri kishte firmosur se i kishte borxh 100 mijë euro. Katër ditë para vrasjes së Xhanit e kisha takuar dhe e kisha pyetur për këtë.

Në fakt, viktima më tha se hoteleri i kishte dhënë rreth 2000 euro. Në dëshminë e tij, hoteleri ka gënjyer se e ka paguar dhe i ka dhënë 15 mijë euro shtesë’.

Xhani Topalli është mbytur me litar nga hotelieri dhe ky i fundit është ndihmuar nga i biri për të zhvendosur trupin e pajetë të biznesmenit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI