Kulisat ligjore/ Plani i rilindjes për eleminimin e Ilir Metës
Ky lloj burokrati “yes-man” mund të jetë edhe një kombinim i të gjitha këtyre bashkë, por një identikit të tij, të shkaqeve se përse vepron kështu, të efekteve që sjell dhe të dëmeve që prodhon e ka skicuar Hannah Arendt, në esenë e saj të shumë diskutuar, “Eichmani në Jeruzalem”. Të gjithë e dinë se ai është një nazist i fmashëm, një ingranazh kryesor në kampet hitleriane të shfarrosjes në masë, historia e kapjes të së cilit nga shërbimet sekrete izraelite dhe gjykimi i tij në shtetin e ri të herbrenjve e bëri filozofen Arendt të ndiqte procesin, për të bërë radiografinë e kësaj mostre. Ajo mbërriti në konkluzionin shumë të debatueshëm se e keqja është banale. Portreti që ajo bëri për njeriun që zbaton në mënyrë çmendurake urdhërat e Hitlerit ishte befasues. Ai është një njeri i zakonshëm, “normal”, i pa mbrujtur me asnjë ideologji dhe i pa përsosur nga asnjë aspiratë. Eichmann është i pa aftë të mendojë dhe i kryen në mënyrë mekanike krimet e tij, sikur të bëhej fjalë për një aktivitet banal ditor. Ai i bindet sistemit pa ngritur pyetje për veten, i zhveshur nga dialogu i brendëshëm, madje fare moskokçarës për faktin se jeton në një botë të cilën është i detyruar ta ndajë me ata që mendojnë ndryshe nga ai. Pra nëse mund ta përkufizojmë, kjo mostër që simbolizon banalitetin e së keqes, ka të bëjë, sipas Arendt, me mungesën e një rezistence etike në skenën publike. Po ta krahasojmë tani profilin e njeriut që në luftën e dytë botërore çonte herbenjtë në krematoriume me karakteristikat e zyrtarëve që përdoin ruspat pa pyetur për ligj, që fabrikojnë nga e para dosje të së shkuarës, që nënshkruajnë tendera milionësh pa asnjë llojë animoziteti se po vidhet para e madhe, që rëmbejnë pronat e qytetarëve, prishin shtëpi dhe biznese vetëm se kështu kanë vendosur ata sipër, ngjashmëria është e frikshme. As këta të dytët nuk mendojnë, as këta nuk kanë skrupuj për mënyrën se si i shohin të tjerët përveç shefit edhe ata janë të zakonshëm, “normalë”, thjeshtë ingranazhe qorre të një sistemi abuziv, të zhveshur nga aftësia për të bërë rezistencë etike në sferën publike. Në një sistem të ndryshëm, më të drejtë, më të hapur, më demokratik, ata mund të mos ishin bërë as mëkatarë, as kriminelë. Por është verbëria e tyre, paaftësia për të vënë trurin në punë, një lloj pandjeshmërie për sentimentin e krupës që ngjallin tek të tjerët, që i shndërron në vegla të një njeriu dhe të piramidës që ka ngritur ai. Historia e treguar këtu e gjysëm shekulli më parë nga Hannah Arednt tregon se regjimi çnjerëzor i Hitlerit, nuk mund të mbahej në këmbë pa këta përfaqësues banalë të së keqes. Ndaj sa herë ndeshemi me shembuj të tillë gjithmonë duhet të na mundojë pyetja se mos ndoshta kjo është një farë që rimbin vazhdimisht: Mos duke parë dallandyshet që godasin me ruspa, që fabrikojnë dosje, që hapin procese me urdhër, duhet të ngrejmë vallë pyetjen për lindjen e një lloji të ri fashizmi, nga ai që shfrytëzon njërëz banalë, për të zaptuar shtetin? Një gjë është e qartë, egzistenca e tyre e shtuar nuk është një ogur i mirë. ©Lapsi.al