Flash

Zyrtari ukrainas paralajmëron katastrofë bërthamore në centralin e Zaporizhzhias

Lapsi.al 5 September 2022
Zyrtari ukrainas paralajmëron katastrofë bërthamore në

Blloku i fundit i reaktorit të punës së termocentralit bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia në Ukrainën juglindore është shkëputur pasi bombardimet ruse ndërprenë linjat e energjisë, sipas operatorit shtetëror të energjisë të Ukrainës.

“Sot si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga bombardimet është shkëputur linja e transmetimit (e fundit në punë). Si rezultat, reaktori nr.6, e cila aktualisht furnizon nevojat e vetë e centralit, u shkarkua dhe u shkëput nga rrjeti”, lajmëroi Energoatom.

Reaktori po funksionon dhe po siguron nevojat e vetë centralit për energji elektrike, pavarësisht shkëputjes së tij nga rrjeti, shkruan The Guardian. Gjeneratorët rezervë me naftë të uzinës, të cilët ofrojnë energji për ftohje në rast mbylljeje, nuk janë ndezur, shtoi Energoatom.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko, paralajmëroi se bota është edhe një herë në prag të një katastrofe bërthamore pas lajmeve fillestare.

Galushchenko shtoi se e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë bërthamore ishte de-okupimi i centralit bërthamor dhe krijimi i një zone të çmilitarizuar rreth objektit.

Të këshilluara

Pse Rusia ndërpret gazin për Evropën

Furnizimet e gazit natyror të Rusisë në Evropë përmes tubacionit Nord Stream 1 nuk do të rifillojnë plotësisht derisa Perëndimi të heqë sanksionet kundër Moskës...

17:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI