Flash

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë

Shpesh Shqipëria bëhet shesh beteje për një ndërtesë dhe, në fund, përfundojmë duke debatuar për historinë. Debati i sotëm per godinen ku eshte themeluar Klubi Laberia është njëri prej tyre. 

16:32

Sulm me bombë në ambasadën ruse në Kabul, mes viktimave dy diplomatë

Lapsi.al 5 September 2022
Sulm me bombë në ambasadën ruse në Kabul, mes viktimave dy

Një sulm vetëvrasës iu ka marrë jetën 2 zyrtarëve të Ambasadës ruse në Kabul pasi një burrë hodhi veten në erë duke lënë të plagosur 11 persona, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i të vrarëve, sipas mediave të huaja.

Ngjarja ka ndodhur të hënën pranë Ambasadës ruse në Kabul. Shpërthimi ka ndodhur kur një punonjës i ambasadës së Moskës doli jashtë për të larguar njerëzit të cilët ishin duke pritur në radhë.

Më herët u raportua se rojet ishin në gjendje të dallonin sulmuesin i cili u vetëvra duke qëlluar ndaj tij. Rusia është ndër vendet e pakta që ka mbajtur një ambasadë në Kabul që kur talebanët erdhën në pushtet në Afganistan një vit më parë.

Pavarësisht se nuk e njeh zyrtarisht qeverinë talebane, Moska ka qenë në bisedime me grupin për një marrëveshje për të furnizuar me benzinë ​​dhe mallra të tjera vendin, i cili është goditur nga sanksionet e ashpra ndërkombëtare.

Të këshilluara

Rrëzohet avioni në Letoni, 4 të vdekur

Katër persona kanë humbur jetën, pasi një avion është rrëzuar në brigjet e Letonisë, në detin Baltik. Në bordin e avionit privat ndodhej një familje. Mes vik...

08:23

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI