Flash

Komediani i njohur shpërthen kundër Will Smith: Tregoi fytyrën e tij të vërtetë

Lapsi.al 5 September 2022
Komediani i njohur shpërthen kundër Will Smith: Tregoi fytyrën e

Komediani i njohur, Dave Chappelle ka ndarë së fundmi mendimet e tij  për Will Smith.

Gjatë natës së hapjes së turneut të tij dhe Chris Rock në Mbretërinë e Bashkuar në M&S Bank Arena në Liverpool, Angli, Chappelle tha se veprimi i Smith ishte një "zgjedhje shumë e çuditshme", sipas People.

Ai vlerësoi autenticitetin e Rock-ut gjatë gjithë viteve përpara se të pretendonte se Smith "është shtirur si një njeri i përsosur për 30 vjet".

Chappelle pretendoi se aktori i Bel-Air "hoqi maskën dhe na tregoi se ishte po aq' i shëmtuar 'sa ne të tjerët", duke shtuar, "Pavarësisht pasojave, unë uroj që ai të mos e vendos më maskën e tij dhe të lërë fytyrën e vërtetë 'të marrë frymë '.

"Shumë njerëz harrojnë se kush është Will Smith. Para se të merrte çmimin ai veproi sikur të ishte kthyer në Filadelfia," përfundoi komediani,  duke iu referuar çmimit të Smith për aktorin më të mirë për rolin e tij  në King Richard, të cilin e pranoi vetëm pak çaste pas shuplakës.

Rock iu drejtua gjithashtu momentit, duke pyetur të pranishmit: "A më dhembi kjo?" Ai më goditi për një shaka e cila ishte më e këndshmja që kam thënë ndonjëherë". Aktori theksoi se pavarësisht se ishte goditur, ai shkoi në punë të nesërmen dhe këmbënguli se nuk ishte viktimë.

Në korrik, Willi kërkoi falje publike Chris përmes videos së shpërndarë në YouTube, Instagram dhe Facebook.

"Unë kam kontaktuar me Chris dhe më thanë se ai nuk është gati të flasë dhe kur të jetë do m ëkontaktojë,"u shpreh ai. " Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që të jesh gati për të folur."

Aktori i Bad Boys vazhdoi duke thënë se dëshiron t'i kërkojë falje edhe mamasë së Rock: "Pashë një intervistë të sajën. Kështu që unë dua t'i kërkoj falje nënës së Chris; dua t'i kërkoj familjes së tij, Tony Rock [vëllai më i vogël i Chris]." Tony Rock ishte miku im. Miqësia jonë mund të jetë e pariparueshme,"rrëfeu Will./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kris Jenner, e lënduar nga deklarata e Kanye

Kris Jenner thuhet se është e ‘tronditur’ nga fjalët e fundit publike të ish dhëndrit të saj. Përmes një postimi në Instagram, reperi akuzoi Jenner se ka det...

13:10

Aktorja e njohur diagnostikohet me kancer

Aktorja e njohur, Jane Fonda ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer. Fituesja e çmimit Oscar,u shfaq optimiste teksa tregoi në Instagram se kishte limfo...

09:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI