Flash

Ish balerini flet sërish për konservatorin e Britney: Ata u përpoqën ta ndihmonin

Lapsi.al 5 September 2022
Ish balerini flet sërish për konservatorin e Britney: Ata u

Kevin Federline ka folur sërish për ish-bashkëshorten, Britney Spears.

Në një intervistë me 60 Minutes Australia, Federline shpjegoi pse mendon se babai i saj, Jamie Spears, bëri gjënë e duhur duke marrë kontrollin ligjor mbi jetën e saj në vitin 2008 pas shtrimeve të shumta në spital.

Gjatë intervistës, e cila u transmetua në Australi, Federline pyetet nëse Jamie "e shpëtoi vajzën e tij" duke e vendosur nën kujdestari.

"100%," u përgjigj Federline, i cili  ndan djemtë Sean, 16 dhe Jayden, 15, me këngëtaren. "Ai e shpëtoi atë atëherë."

Megjithatë, ish-balerini  specifikoi se ai nuk ishte pjesë e vendimit për të vendosur artisten nën kujdestarinë, e cila u krijua pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga ai në 2006.

"Unë nuk kam qenë i përfshirë, kështu që vërtet nuk e di se si erdhi konservatori. Nuk e di se i kujt ishte vendimi," shpjegoi Kevin. " E vetmja gjë që di është se ju keni një familje që është e shqetësuar për vajzën e tyre dhe po përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar atë."

Ai zbuloi se djemtë e tij ishin të emocionuar për nënën e tyre kur konservatori përfundoi zyrtarisht në nëntor të vitit 2021 pas gati 14 vjetësh.

"Të dy ishin kaq të lumtur për të, e dini? Sepse nuk ka të bëjë gjithmonë me atë që është e drejtë. Kjo është dicka që ajo e donte dhe e mori" vazhdoi ish bashkëshorti.

Megjithatë, ai shtoi se djemtë janë zhvendosur në shtëpinë e tij dhe nuk janë në kontakt me nënën e tyre.

Djali i tyre, Jayden gjithashtu u shfaq në intervistë, duke deklaruar se ai beson se gjyshi i tij Jamie bëri atë që ishte më e mira në atë kohë.

“Ai po përpiqej të ishte si çdo baba, të mbështeste ëndrrën e vajzës së tij për të qenë një superstar, të punonte dhe të bënte të gjitha këto koncerte dhe të performonte”, tha Jayden. "Por unë mendoj se disa njerëz thjesht nuk e kuptojnë se sa shumë ai kujdeset për të."/Lapsi.al

Të këshilluara

Kris Jenner, e lënduar nga deklarata e Kanye

Kris Jenner thuhet se është e ‘tronditur’ nga fjalët e fundit publike të ish dhëndrit të saj. Përmes një postimi në Instagram, reperi akuzoi Jenner se ka det...

13:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI