Flash

Emily Ratajkowski në qendër të vëmendjes, pas ndarjes nga Sebastian Bear-McClard.

Lapsi.al 5 September 2022
Emily Ratajkowski në qendër të vëmendjes, pas ndarjes nga

Modelja e njohur, Emily Ratajkowski është tashmë në qendër të vëmendjes, që pas ndarjes nga ish-partneri Sebastian Bear-McClard.

Së fundmi, Emily ka publikuar një video në TikTok duke iu bashkuar trendit: “Ai është 10 por…”

“Kur ai mendon se është 10 sepse ai ju tërhoqi, por ju pëlqeni burrat e shëmtuar”, thuhej në video.

Mirëpo, poshtë videos Emily shkroi: “Për arsye ligjore kjo është një shaka”.

Por shumë persona mendojnë se ky trend është një ‘kunjë’ për ish-in e saj.

“Ky trend është krijuar fjalë për fjalë për ju…”– kishte shkruar një komentues.

Emily Ratajkowski tashmë është larguar nga shtëpia që jetonte me Sebastian Bear-McClard në Manhattan.

Bukuroshja është fotografuar më herët teksa ka qenë duke nxjerrë mobiljet e saj si dhe veshjet nga shtëpia.

Një burim i afërt me modelen konfirmoi për revistën ‘People’ se çifti është ndarë.

“Ata u ndanë së fundmi. Ishte vendimi i Emily. Ajo po shkon mirë. Ajo është e fortë dhe e fokusuar te djali i saj. I pëlqen të jetë nënë”- thotë burimi i brendshëm, duke shtuar se modelja ka në plan të bëjë kërkesë për divorc.

Fillimisht nisën spekulimet për një ndarje të mundshme javën e kaluar pasi modelja u duk pa unazën e saj të martesës. Ajo gjithashtu nuk e ka vënë në fotot e saj të fundit në Instagram. Një burim i tha ‘Page Six’ se Sebastian është një ‘mashtrues serial’.

“Po, ai tradhtoi. Ai është një mashtrues serial. Është i shpifur. Ai është si një qen.”- tha burimi.

Të këshilluara

Bradley Cooper rikthehet me Irina Shayk

Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë rikthyer së bashku, sipas një raporti të ri. Aktori i "A Star is Born" dhe modelja, u ndanë në vitin 2019, por kanë vazhd...

15:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI