Flash

Berisha: Instalacione 4 mln € për të qetësuar sytë dhe xhepin e Edi Ramës!

Lapsi.al 5 September 2022
Berisha: Instalacione 4 mln € për të qetësuar sytë dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në ambientet e jashtme të Kuvendit se janë blerë instalacione 4 milionë euro për të qetësuar sytë dhe xhepin e Edi Ramës. Sipas kryedemokratit, parlamenti është i ngritur mbi krimin, drogën dhe sistemin e patronazhistëve ndërsa shtoi se dënon seancën e sotme parlamentare.

“Pra është një moment tjetër ky që damkos këtë shumicë dhe parlament që ngrihet mbi krimin, drogën dhe dhunimin e votës, sistemin e patronazhistëve. Parlamenti është shndërruar në një problem madhor për vendin, sepse është shndërruar në një mbështetje të një regjimi që mashtron me gjithçka dhe vjen në çdo akt e vendim qytetarët shqiptarë. Dënoj me përçmim të madh këtë akt, seancë parlamenti, kalendar të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit. Më lejoni të rikujtoj këtu se për qytetarët nuk ekziston asnjë interes më minimal, për t’i mbështetur ata, për të lehtësuar dhimbjen e tyre, përkundrazi për t’i vjedhur. Ato para që fitohen nga rritja e çmimeve i kalohen klientelës së qeverisë dhe blihen instilacione 4 mln euro, për të qetësuar sytë dhe xhepin e Edi Ramës.”-tha Berisha.

Të këshilluara

Sherr të rinjsh në Bulqizë, kërcet arma

Një sherr mes dy të rinjve tek Ura e Serbinit në Shupenzë të Bulqizës ka degraduar në përdorimin e armëve. Sipas policisë njëri nga të rinjtë ka gjuajtur në ...

16:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI